Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë muajit shkurt në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup janë regjistruar 24 aksidente.
“SPB – Tetovë ju bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë në pjesët e qytetit por edhe në autostradë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se nëse respektohet thirrja e tyre, shoferët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kontribuojnë në sigurinë e komunikacionit dhe pjesëmarrësve në të.
Sipas SPB Tetovë, tejkalimi i shpejtësisë është arsyeja numër një te aksidentet në Pollog./Telegrafi/