Në Universitetin Sheffield të Britanisë së Madhe, 479 njerëz janë infektuar me coronavirus deri më 28 shtator.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e universitetit, 474 studentë dhe pesë punonjës janë infektuar, shkruan BBC.
Një zëdhënës i universitetit tha se të gjithë të infektuarit kishin respektuar masat e marra nga qeveria britanike.
“Ne e kuptojmë se sa e vështirë është për studentët e rinj që duhet të shkojnë në vetë-izolim për shkak të rasteve të reja të infeksionit. Për t’iu siguruar atyre mbështetjen më të mirë të mundshme, ne do të kontaktojmë të gjithë studentët që janë në vetë-izolim dhe do të kontrollojmë gjendjen e tyre”, tha zëdhënësi.
Në universitet, shkalla e infeksionit ishte 233 në 100 mijë banorë në javën e fundit. Universiteti ka rreth tetë mijë të punësuar dhe 29 mijë studentë gjejnë strehim çdo vit akademik. /Telegrafi/