Telegrafi

Gates me parashikim edhe më të errët rreth pandemisë

Bill Gates tha se mënyra e vetme për t’u kthyer plotësisht në normalitet është një vaksinë shumë efektive, të cilën do ta merrnin shumë njerëz për të eliminuar sëmundjen.

“Vetëm atëherë mund të trajtojmë më në fund problemet që lindën gjatë pandemisë, në arsim dhe shëndetin mendor dhe të fillojmë një kthim në kohën e para pandemisë”, tha Gates në një intervistë me NBC.

Kjo do të thotë që për shumë vite ata duhet të jetojnë të udhëhequr nga masat epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Paralajmërimi i radhës i miliarderit Bill Gates: Do të ketë vdekje tjera nga COVID-19 në SHBA, nëse nuk reagojmë të bashkuar

Parashikimi i ri i Gates është në të vërtetë më i errët se që dha për Fox-in, një muaj më parë, kur pohoi se me zhvillimin e vaksinës, jeta mund të kthehej në normalitet deri në verën e vitit 2021.

Gates pret që gjenerata e parë e vaksinave të miratohet me procedurë urgjente deri në fillim të vitit 2021.

Ai gjithashtu kritikoi veprimet e SHBA-së në përpjekjen për të zgjidhur problemin e infeksionit dhe i quajti ato një nga më të këqijat në botë. /Telegrafi/