Telegrafi

Gates: Nëse doni të krijoni një kompani, harroni pushimet

Bill Gates, themelues i Microsoft

Bill Gates punoi edhe gjatë fundjavave dhe kurrë nuk pushoi në ditët e para të Microsoftit.

Biznesmeni miliarder duke folur për themelimin e një kompanie, ka thënë se nuk ka besuar në pushimet.

“Është e vërtetë që unë nuk besoja në fundjava, nuk besoja në pushime”, ka thënë Gates, përcjell Telegrafi.

Ai edhe pse në moshë re u bë miliarder, thotë se ka vazhduar me sakrificat e tij të mëparshme.

Lexo po ashtu Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës - pasuria e tyre u shtua për 555 miliardë dollarë

Megjithatë, Gates tha se, “njerëzit mund të mitizojnë idenë e të punuarit jashtëzakonisht shumë” dhe se ai nuk e rekomandon atë për të gjithë.

Aktualisht ai është personi i tretë më i pasur në botë në vlerë prej 107.7 miliardë dollarë.

Në vitin 1975, ai bashkëthemeloi Microsoftin dhe aktualisht zotëron vetëm 1 të aksioneve. /Telegrafi/