Site icon Telegrafi

Gastronomia pritet të lejohet të punojë deri në ora 23:00

Në takimin mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja kundër COVID-19 është bërë e ditur se gjatë kësaj jave gastronomia pritet të lejohet të punojë deri në mesnatë.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Largimi i orës policore dhe lehtësimi i masave, detajet e takimit mes kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe do të lehtësohen edhe disa masa tjera. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00”, njofton AKK.

Të gjitha këto rekomandime pritet që të votohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version