Gastronomët e Prishtinës kanë tregaur se kujdesen për komunitetin.
Klubi më i madh i natës në Prishtinë, Zone Club i është bashkëngjitur fushatës për gjelbërimin e kryeqytetit “Mbjelle një pemë” dhe “Bëhu mik i tokës”.
Bashkë me stafin e saj, Zone ka mbjellë 25 drunj të rinj në Bregun e Diellit, përkatësisht parkun e kësaj lagjeje.
Petrit Kllokoqi, bashkë-pronar i Zone Club i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës ka thënë se “Zone Club ka pranuar ftesën për sfidën e mbjelljes së fidaneve nga Donjeta Gashi, si dhe ju kemi bashkangjitur kampanjës “Bëhu mik i tokës”. Ne kemi zgjedhur këtë park pranë deponisë së mbeturinave në bregun e diellit, ku kemi mbjellur 25 pisha. Dëshirojmë ti sfidojmë edhe Bamboo, Miqt Pub, Soma Book Station, Lips Caffe dhe Bon Vivant. Ftojmë qytetarët e kësaj zone t’i mirëmbajnë pemët e mbjellura”.
Zone Club është klubi më i madh në Kosovë, i cili përveç ngjarjeve kryesore të muzikës dhe kulturës, kontribuon në ekonomi me mbi 150 të punësuar.