Gastroenterologu Besnik Elezi ka realizuar me sukses heqjen e një baterie telekomande nga stomaku i një fëmije 2-vjeçar.
Rasti është trajtuar në ordinancën e tij, ndërkaq, Elezi këtë rast e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
“Largohet nga stomaku bateri e telekomandës te fëmija 2 vjeç K.Sh.”, ka shkruar Elezi, duke ndarë edhe disa fotografi nga procedura.
Më poshtë mund të shihni imazhet e publikuara nga vetë mjeku.