Këngëtari i ri Gasso, është drejt finalizimit të projektit të tij më të ri muzikor.
“Lej skenat” titullohet kjo këngë e cila do të jetë bashkëpunim me DJ Escoman.
Kjo këngë pritet të jetë mjaft ritmike, me tendencë për tu bërë një nga hitet e sezonës.
Në rrjetet sociale, janë publikuar disa nga fotografitë e xhirimeve të klipit, në të cilin dyshja do të vijnë mjaft me stil.
Gasso është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, e koncerte të ndryshme.
Këngëtari nga Kosova, është i njohur edhe për bashkëpunimet e tij me emra të shumtë të estradës. /Telegrafi/