Site icon Telegrafi

Gasperini zbulon se çfarë i tha Ronaldos pas golit të vonshëm të barazimit të Man Utd

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, zbuloi se ai me shaka i tha Cristiano Ronaldos që të ‘shkonte në ferr’ pasi sulmuesi shënoi një gol të mahnitshëm për të shpëtuar një barazim 2-2 për Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo tashmë kishte barazuar në fundin e pjesës së parë për të anuluar golin e hershëm të Josip Ilicic, por nikoqirët rifituan avantazhin e tyre pasi Duvan Zapata shënoi në minutën e 56-të.

Atalanta dukej se po shkonte drejt pikëve maksimale, por Ronaldo kishte ide të tjera, duke shënuar një gol të bukur në minutat shtesë për t’i siguruar një pikë Unitedit.

Lexo po ashtu Solskjaer i kënaqur që Ronaldo shpëtoi sërish Manchester Unitedin, e krahason portugezin me Jordanin

Në mënyrë të pabesueshme, të shtatë pikët e United deri më tani kanë ardhur falë golave të minutave të fundit të Ronaldos, me 36-vjeçarin që ka shënuar golat e fitores ndaj Villarrealit dhe Atalantas në ndeshjen e parë në shtëpi.

Gasperini u pat teksa u takua me portugezin pas ndeshjes dhe foli për bisedën plot humor që pati me Ronaldon, ku tregoi se i tha me shaka që të shkojë në ferr.

“Ronaldo? Çfarë mund të them, është e pabesueshme, e çmendur, ai nuk tërhiqet kurrë”, ka thënë fillimisht Gasperini.

Lexo po ashtu “Ne kurrë nuk dorëzohemi, besojmë deri në fund”, Ronaldo i lumtur me barazimin ndaj Atalantas

“Disa madje arritën të thonë se ai ishte një problem, imagjinoni Ronaldon si një problem!”.

“Në fund i thashë: “E di çfarë themi ne në Itali, shko në ferr”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version