E ardhmja e Gian Piero Gasperinit duket larg Atalantës, me trajnerin italian që pritet të largohet në fund të sezonit.
Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka tërhequr interes nga disa klube të huaja, sipas Nicolo Schira.
Përveç Juventusit dhe Romës, për trajnerin 67-vjeçar janë interesuar edhe klube nga Arabia Saudite, Franca dhe Portugalia.
Kontrata aktuale e Gasperinit me Atalantën është deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ai mund të largohet nga klubi këtë verë.
Roma mbetet skuadra favorite, pasi Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit.
Atalanta aktualisht është e treta në Serie A , 6 pikë prapa liderit Inter Milan.
Skuadra tashmë është eliminuar si nga Coppa Italia ashtu edhe nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/