Telegrafi

Gasperini nuk pendohet për vendimet e tij, përkundër eliminimit

(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Gian Piero Gasperini ka thënë se do t’i merrte të njëjtat vendime përkundër se Real Madridi e eliminoi Atalantan nga Liga e Kampionëve.

Los Blancos fituan me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 në të dyja ndeshjet, por trajneri i skuadrës italiane beson se vendimet e tij ishin të duhurat.

“Absolutisht do t’i merrja të njëjtat vendime. Fatkeqësisht, goli i parë, penalltia dhe madje edhe goli në ndeshjen e parë, e komprometuan kualifikimin që edhe ashtu do të ishte i vështirë. Kur lejon gola të tillë, bëhet akoma më e vështirë”.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Atalantas, futet në tetë më të mirat e Evropës

“Është e dhimbshme, ndjemë që e patëm rastin të luanim më mirë dhe ta bartnim lojën te Real Madridi. Shkoi keq, ishte pjesërisht për fajin tonë dhe pastaj u bë shumë vështirë”.

“Përvojat e këtilla janë gjithmonë fantastike për lojtarët, trajnerin dhe klubin, sepse luajmë ndaj më të mirëve në skenën ndërkombëtare”, është shprehur Gasperini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/