Pasi ka përfunduar takimi i fundit mes Torinos dhe Milanit, gjyqi sportiv në Serie A ka publikuar vendimet për ata që nuk janë sjellë mirë në fushë.
Gian Piero Gasperini i Atalantas është dënuar me dy ndeshje, pasi kishte fyer gjyqtarin e katër.
Me një ndeshje është dënuar Massimo Oddo i Pescaras, kurse Sinisa Mihajlovicit dhe Simone Inzaghit i është dhënë nga një paralajmërim kësaj here.
Ndërsa më së miri ka shpëtuar trajneri i Juventusit, i cili është falur. Edhe pse italiani kishte komentuar ashpër me gjyqtarin e katër gjatë ndeshjes me Fiorentinën. /Telegrafi/