Telegrafi

Gasol kalon te San Antonio Spurs

Gjiganti i NBA, San Antonio Spurs, ka transferuar zyrtarisht qendrën spanjolle Pau Gasol.

36-vjeçari që ishte pjesë e dy skuadrave që kanë triumfuar në NBA ka shprehur kënaqësinë që i është bashkuar klubit të njohur amerikan.

“Jam i lumtur që po filloj një fazë të re në karrierë me San Antoino Spurs”, ka shkruar basketbollisti.

Sezonin e shkuar Gasol ishte te Chicago Bulls ku pati mesatare prej 15 pikëve, 10 kërcimeve dhe 4 asistimeve për ndeshje.