Site icon Telegrafi

Gashi: Vrasja e Ivanoviqit ka qenë e planifikuar, qëllimi i saj frikësimi i serbëve lokalë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka theksuar se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka qenë e planifikuar.

Gashi, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se konfliktet dhe mospajtimet e Ivanoviqit me ish – kryeministrin e Serbisë dhe presidentin aktual të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, kanë qenë tash e disa vite.

“Ivanoviqi ka dërguar mesazhe të pendesës për krimet të cilat i ka kryer gjatë luftës. Duke qenë se i ka kuptuar gabimet që i ka bërë gjatë dhe pasluftës, ka qenë i vetmi që nuk ka pasur mbrojtje prej Serbisë, ku ai ka mundur edhe të dëshmojë për veprimet kriminale, gjë e cila ka shkaktuar panikë te strukturat kriminale të Serbisë. Kjo tregon se ka pasur një plan. Është planifikuar një pasojë, ku qëllimi final ka qenë krijimi i frikës te serbët lokalë, që kanë qasje pozitive ndaj institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version