Shkëlzen Gashi ka përgënjeshtruar zierat për një rikthim të tij të mundshëm në Evropë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka deklaruar se dëshiron të qëndroj në skuadrën e tij, Colorado Rapids dhe të fitoj titullin.
Këto komente, Gashi i dha gjatë një interviste të dhënë për medien zvicerane Blick.ch, ku theksoi se dëshiron të përqendrohet plotësisht në MLS-n amerikane, duke mohuar një kalim të tij në Pescara.
“Unë nuk kam fituar ende asgjë atje(Amerikë) dhe sërish kanë dalë këto zëra? (Qesh)”, u shpreh Gashi rreth kalimit të tij në Pescara.
“Dua të fitoj titullin me ekipin tim, me të cilin kam nevojë për një përqendrim të plotë”, përfundoi ish-sulmuesi i Baselit për medien zvicerane.
Sulmuesi shqiptar në intervistën e tij gjithashtu ka rrëfyer emocionet që përjetoi në Kampionatin Evropian me Shqipërinë dhe sidomos në sfidën ndaj Zvicrës. /Telegrafi/