Analisti Dardan Gashi, duke folur për raportet e krerëve shqiptarë me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar si arriti Turqia të ketë influencë në Kosovë.
Gashi, në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ka komentuar marrëdhëniet e presidentit turk me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidentit Hashim Thaçi.
Analisti gjithashtu ka folur për orientimin properëndimor që, sipas tij, ish-Presidenti Ibrahim Rugova ka krijuar në Kosovë.
Ai ka përmendur arsyet për të cilat Rugova asnjëherë nuk krijoi marrëdhënie të ngushta me Turqinë. /Gazeta Express/