Telegrafi

Gashi: Tentimi për shfuqizim të Speciales, eksperiment i pamatur (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë një interviste për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për çështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Gashi ka thënë se tentimi për ta shfuqizuar këtë gjykatë ishte eksperiment i pamatur dhe i pa llogaritur mirë.

“Tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale ishte eksperiment i pamatur dhe i pa llogaritur mirë. Krimi është krim dhe duhet të gjykohet”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se në këtë fazë kemi ardhur si rezultat i gabimeve të ish-kryeministrit tash presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se për tu anuluar funksionimi i Speciales duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe të hiqet amendamenti që sipas tij do të ishte e vështirë të ndodhte diçka e tillë.

Gashi më tej ka shtuar se nisma për shfuqizim ende qëndron zyrtarisht.

“Nisma zyrtarisht ende qëndron, propozuesit duhet me tërheq”, tha Gashi.

Gashi theksoi se nisma është e 43 deputetëve e jo e shoqatave të dala nga lufta, kjo është nismë ligjore e ajo është peticion. /Telegrafi/