Mesfushori ofensiv i Kombëtares, Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se skuadra ka analizuar ndeshjen e kaluar, në të cilën kishte shumë gjëra pozitive që duhet t’i shfrytëzojnë kundër Francës.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë në Euro 2016 kundër Zvicrës, dhe tani shpreson të ketë sukses në përballjen kundër Francës.
“Ne e kemi analizuar ndeshjen, kishte shumë gjëra pozitive, të cilat (duhet) t’i shfrytëzojmë të mërkurën”.
“Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës”, ka shkruar lojtari që humbi një rast të artë për ta barazuar rezultatin kundër Zvicrës në minutat e fundit.