Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e konsideruar marketing punën e qeverisë në raport me pandeminë.
Gashi, në RTV Dukagjini ka thënë se është tepër e rëndësishme fokusimi në luftimin e pandemisë por nuk është më pak e rëndësishme edhe ruajtja e shëndetit të demokracisë në Kosovë.
“Për ne si LDK është shumë i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës, por edhe shëndeti i demokracisë është i rëndësishëm.Të dyja janë barabartësishtë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se Albin Kurti është një person që nuk e dëshiron bashkëpunimin dhe partneritetin e barabartë.
“Kurti shkarkoi ministrin vetëm për shkak të egos së tij”.
Ai ka thënë se skena politike shumë më tepër rëndësi u ka dhënë politikanëve se atyre që janë në vijë të parë me luftën ndaj pandemisë.
“Mjekëve pak u bëhet marketing kur kemi parasysh se ata pos që rrezikojnë veten rrezikojnë edhe familjet e tyre”.
Gashi thotë se edhe masat e fundit të marra janë marketing për ministrin në detyrë të Shëndetësisë./Telegrafi/