Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Vetëvendosje ka pasur si pasqyrë të qeverisjes llajkat në Facebook.
Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koncepti i marketingut duke parë llajkat në Facebook e ka dëmtuar funksionimin e qeverisë.
“Ata qëndrojnë duke parë llajkat në Facebook. Kush po komenton e si po komenton dhe qeverisin nga Facebook-u. Ashtu nuk qeveriset”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se ky koncept mund të vlejë për opozitën por në momentin që vjen në qeveri gjërat duhet të ndryshojnë.
“Vendimet kryesore janë antipopullore [anti populiste]”.
Gashi thotë se deri në momentet e fundit u kanë thënë zyrtarëve të Vetëvendosjes se duhet larguar taksa që të mos rrezikohen raportet me Amerikën.
“Paranoja e tyre ka qenë se në ditën që largojmë taksën Serbia e merr një pjesë të territorit të Kosovës”, tha ndër të tjera Arben Gashi./Telegrafi/