Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për krizn energjetike në vend.
Në seancën e Kuvendit, ai ka thënë se Qeveria Kurti për ta zgjidhur një problem i prodhon më shumë 10 të tjera.
Sipas tij për këtë krizë Qeveria po i fajëson të gjithë, përpos vetes.
“Zgjidhjet e problemeve kjo qeveri i ka tepër të thjeshta; për të zgjidhur një problem i prodhon më shumë se 10 të tjera”, ka thënë Gashi.
Tutje shtoi se ndoshta nuk po arrijnë ta kuptojnë Kurtin sepse ai ka potencial për zgjidhje të problemeve globale.
“Fatkeqësia jonë është që as nuk po mund ta rrisim Kosovën e rrjedhimisht as të përfitojmë nga potenciali global i Kurtit, rezultati i të cilit është Kosova në TERR”, ka tha Gashi në Kuvend./Telegrafi/