DJ me famë botërore, Snake, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Gashi.
“Paris” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është hip-hop dhe RnB.
Kënga është publikuar vetëm në versionin audio, ndërsa ky mund të shquhet sërish si një bashkëpunim i suksesshëm i reperit shqiptar me emra të huaj.
Gashi përndryshe është shumë aktiv me prurje të reja, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku.
Ai pritet që javën e ardhshme të vijë në Kosovë, për festivalin “Sunny Hill”.
Gashi do të performojë në natën e dytë të festivali, më 3 gusht. /Telegrafi/