Telegrafi

Gashi përkujton Agim Ramadanin, në ditëlindjen e tij

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka përkujtuar heroin e Kombit njëherit mikun dhe bashkëluftëtarin, Agim Ramadani në datën e lindjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në historinë e kombit shqiptar, jeta dhe vepra e heroit ‘Katana’, mbetet e pavdekshme!

“Agim heroi im, sot po shënon 3 Maji, data e ditëlindjes tënde, por sot e 21 vite Ne po e shënojmë atë në mungesën tënde, vetëm fizikisht… sepse në historinë e Kombit shqiptar, jeta dhe vepra jote është e pavdekshme! Pusho i qetë miku im Agim, sepse heronjtë si ti kanë vetëm ditëlindje! Lavdi jetës dhe veprës sate! I përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar Gashi.