Tek zyrat e Lidhjes Demokratike e Kosovës nuk vërehet ndonjë lëvizje të ndonjë zyrtari.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i tha Klanit që nuk kanë në plan ndonjë takim sot.
“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. I dëshirojmë fat ish-partnerit tonë qeverisës në këtë instilacion. Vetëvendosje po bën prova për të protestuar kundër vetës”, u shpreh Gashi.
Ndërkohë qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.