Site icon Telegrafi

Gashi: Numri i rasteve me COVID në Komunën e Prishtinës është në rënie

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për numrin e rasteve me COVID-19, në këtë komunë.

Gashi tha se që nga 20 marsi kur janë paraqitur dy rastet e para me virusin COVID-19, në këtë komunë shifra e të infektuarëve ka kaluar mbi 4.000 raste.

Sipas tij, ditëve të fundit në këtë komunë numri i rasteve është më i ulët se sa tre javë më parë.

“Në Komunën e Prishtinës që nga 20 marsi kur i kishim dy rastet e para shifra ka kaluar deri mbi 4000 raste. Deri para tre  jave kishim një numër të madh të rasteve në komunën tonë, kryesisht në kryeqytet. Mirëpo tre javët e fundit ka filluar të bie numëri i rasteve. Duke pasur parasysh që kemi numër më të vogël të rasteve se sa që kemi pas, me nga 1500 sa kishim raste aktive tani më kemi rreth 800 raste aktive. Praktikisht i bie gjysma e saj. Mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël se sa që ishte tre javët e kaluara”, ka thënë Gashi.

Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës

Siç tha Gashi mosha e të prekurëve me virus dhe të cilët kanë ndëruar jetë në këtë komunë është e ndryshme.

“Moshat janë të ndryshme. Në këtë komunë janë rreth 70 vdekje të cilat janë zyrtare nga IKSHPK, ShSUK dhe Ministria e Shëndetësisë. Presim raportin e fundit për të na raportuar për numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjeve. Ka mosha të ndryshme të vdekjeve por në përgjithësi janë nga mosha mbi 60 vjeç”, theksoi ndër të tjera Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version