Afrim Gashi, bartësi i Listës zgjedhore numër 2, nga koalicioni “Rilindje me BESË”, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se konventa e djeshme në sallën e stërmbushur “Arena Vip”, ka vendosur hapin e madh për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gashi gjithashtu shkruan se nuk ka shqiptarë në Maqedoni që ka dilema se ndryshimi po vjen. Mbrëmë, të gjithë shqiptarët e Maqedonisë e kanë ndjerë frymën e ndryshimit, andaj që sot e deri më 11 dhjetor duhet ta mbajmë këtë frymë e cila do të sjellë ndryshimin aq shumë të dëshiruar nga të gjithë ne. /Telegrafi/