Shkëlzen Gashi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan MLS.
Edhe pse nuk është grumbulluar nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi për dy ndeshjet e Kombëtares, Gashin nuk e ka penguar kjo gjë që të shënoi.
Sulmuesi i rrezikshëm ka qenë titullar si gjithmonë me skuadrën e tij Colorado Rapids në udhëtim tek Houston Dynamo ku shënuan fitore të merituar 2-3.
Ka qenë minuta e 79-të e ndeshjes kur Gashi pranoi një top të bukur nga bashkëlojtari i tij Azira dhe me një goditje të fortë jashtë 16 metërshit mposhti portierin vendas.
Ky ishte goli i tetë i Gashit në MLS, ndërsa përveç golave ai ka asistuar edhe në katër raste të tjera.
Pas kësaj fitore Colorado Rapids është në pozitën e dytë me 54 pikë, dy më pak se lideri Dallas por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=155&v=jiG2G0zD7ss