Telegrafi

Gashi: Nëse VV-ja qëndron prapa deklaratës së Boiken Abazit, atëherë t’i ndalohet performanca politike (Video)

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur të papjekur deklaratën e anëtarit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, i cili kishte fyer ata që e quajnë nënë Kosovën, duke thënë se atëherë babë e kanë Serbinë.

“Niveli i tillë i njerëzve nuk ka vend në politikbërjen në Kosovë”, tha Arben Gashi më Rrokum Roll.

Ai ka shtuar se nëse Vetëvendosje qëndron prapa deklaratave të tilla atëherë është një deklaratë e rëndë e cila ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe vetë Vetëvendosjen./Telegrafi/