Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur të papjekur deklaratën e anëtarit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, i cili kishte fyer ata që e quajnë nënë Kosovën, duke thënë se atëherë babë e kanë Serbinë.
“Niveli i tillë i njerëzve nuk ka vend në politikbërjen në Kosovë”, tha Arben Gashi më Rrokum Roll.
Ai ka shtuar se nëse Vetëvendosje qëndron prapa deklaratave të tilla atëherë është një deklaratë e rëndë e cila ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe vetë Vetëvendosjen./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=98&v=wkwiAv_s_fA