Site icon Telegrafi

Gashi: Moment ideal që Lista Serbe të përjashtohet nga politika

Analisti dhe ish-ministri, Dardan Gashi, në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se tani ekziston një momentum ideal që të përjashtohet Lista Serbe nga skena politike dhe koalicioni qeverisës të gjejë pajtim me politikanë serbë të moderuar që e pranojnë shtetin e Kosovës.

“Tani mundësohet që njëherë e përgjithmonë të përjashtohen nga skena politike Lista Serbe”, tha Gashi, duke iu referuar bojkotit momental që Lista Serbe i ka bërë Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Musliu: Listës Serbe t’i thuhet mjaft (Video)

“Lista duhet të zëvendësohet me një element tjetër serb nëse ata nuk kthehen, ose duhet të shpallen zgjedhjet e reja. Është një rast i mirë që Qeveria e Kosovës të akordohet me serbët e moderuar”, pasi sipas Gashit tek Lista Serbe ka një “frymë naziste dhe fashiste”.

Gashi ka folur edhe për deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka thënë se e ka ndërmend ta dërgojë çështjen e Trepçës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Veliu: Nuk do ta lusim Listën Serbe të kthehet në institucione

“Askush në OKB përpos Rusisë nuk do të merret seriozisht me këtë kërkesë”, ka pohuar Gashi, me ç’gjë, është pajtuar edhe panelisti tjetër i Zona B, Ilir Mirena.

“1244 në terren nuk ka ndonjë fuqi dhe drejtimi në OKB për Trepçën është më shumë për konsum të brendshëm politik të serbëve”, pohoi Mirena.

Exit mobile version