Telegrafi

Gashi, ministrave të LVV-së: Boll u çaraveshët, se po flasim për diçka të rëndësishme

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku po diskutohet për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervar shtetërore.

Gjatë prezantimit për themelimit të këtij komisioni hetimor parlamentar, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pati një përplasje të vogël me ministrat e kabinetit qeveritar, Albulena Haxhiu, Arben Vitia e Hajrullah Çeku.

Derisa ai po fliste siç duke ministrave nuk po u bënte përshtypje dhe po qeshnin, shkruan Telegrafi.

“Boll u çaraveshtë qaty sepse jemi duke folur për çështje me rëndësi”, iu drejtua Gashi ministrave në fjalë.

Pastaj edhe kryeparlamentari Galuk Konjufca ua tërhoqi vëmendjen ministrave duke u kërkuar të mbajnë qetësi. /Telegrafi/