Telegrafi

Gashi milioneri shqiptar i MLS, në listën e lojtarëve më të paguar të kampionatit me yje si Kaka, Pirlo e Villa (Foto)

Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Shkëlzen Gashit figuron në mesin e 20 milionerëve të këtij kampionati.

Listës i prinë ish fituesi i Topit të Artë, Leita Kaka, i cili nga klubi i tij fiton 7,167 milionë dollarë në vit.

I dyti në listë është Sebastian Giovinco me 7,115 milionë dollarë në vit.

Gashi ka shpërthyer në sezonin e tij të parë te Colorado

Gashi nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.

Ai njihet për jetën e tij luksoze

Te klubi i tij Gashi është lojtari i dytë më i paguar, pasi vendin e parë sa i përket pagës e mban Tim Howard me 2 milionë dollarësh në vit.

Gashi në aksion

Sa i përket Jahmir Hykës, tjetër shqiptar që luan në Amerika, edhe paga e tij është e mirë.

Sipas kontratës Hyka përfiton 470.004 dollarë si rrogë të garantuar, me shifrën që arrin në 520.004 dollarë falë kompensimeve të ndryshme.

Hyka tashmë pjesë e San Jose

Kjo e bën mesfushorin shqiptar lojtarin e tretë më të paguar në klub. /Telegrafi/

Pagat e lojtarëve në MLS