Telegrafi

Gashi: Mëkat që Besa do të jetë sërish në Ligën e Parë, gjyqtari na ka dëmtuar

Besa e Pejës nuk ia ka dalë të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, pasi në ndeshjen e barazhit ka pësuar humbje 1-0 nga Gjilani.

Pejanët ishin afër rikthimit edhe gjatë kampionatit të rregullt, por dështuan ta bëjnë një gjë të tillë në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Besës, Fisnik Gashi ka thënë se është gjynah që skuadra e tij do të luaj sërish në Ligën e Parë, derisa ka deklaruar se gjyqtar i ka dëmtuar në këtë takim.

“U pa 90 minuta që Besa ka kualitet. Është gjynah që Besa të luajë sërish në Ligën e Parë. Kjo erdhi duke ia shtuar ndihmën e referimit, që na ka dëmtuar në shumë aspekte. Në pjesën e dytë kemi luatjur 7-8 minuta futboll”, tha Gashi.
“Nuk e di se me çfarë faktori gjyqtari bëhet roli kryesor në një ndeshje që vlen për krejt vitin”, shtoi ai.

“Besa i ka borxh Pejës kthimin në Superligë, pasi me Prishtinën janë më të trofeshmet pas luftës. Shpresoj që edhe kryesia të organizohet më mirë”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/