Analisti Shkëlzen Gashi është ankuar për peshën e librave të cilat i bartin fëmijët në çantë deri tek shkolla.
Në një shkrim në Facebook, ai ka treguar se i ka peshuar librat e klasës së gjashtë të djalit të tij, të cilat e kanë peshën 6.5kg.
Djali e ka kry klasën e gjashtë e u dashtë me i kthy në shkollë krejt librat e klasës së gjashtë. Para se me i çu në shkollë, isha tu mendu – jo për përmbajtjen, se ajo po dihet që e zibidishme – po sa shumë libra dhe sa të randë, prandaj vendosa me i peshu: 6.5 kg”, tha Gashi.
Ai ironizoi me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se është shqetësuar për kurrizin e çikës së Kurtit që mëson në Norvegji.
“Mandej ja nisa me mendu për librat me të cilët mëson në norvegji çika e kryeministrit tonë – jo për përmbajtjen e tyre, se ajo po dihet që e jashtëzakontë – po për peshën e tyre. fillova me u shqetësu për kurrizin e çikës të kryeministrit…”, shkroi Gashi./Telegrafi/