Telegrafi

Gashi i LDK-së i përgjigjet Kurtit me video nga vetura: Presim projekte e punë, ndryshe je i dështuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti përmes një video nga vetura, ngjashëm siç veproi Kurti sot ku iu drejtua qytetarëve pak minuta para mbajtjes së mbledhjes së 100-të të Qeverisë.

Gashi ka kërkuar nga kryeministri të tregoj ndonjë të gjetur nga kjo mbledhje, derisa ka theksuar se pret nga ai që të punoj diçka, ose përndryshe do të jetë i dështuar.

“Mirëmëngjesi kryeministër! A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e Qeverisë? Apo, ti duhet me punu diçka dhe me pas rezultat! Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, përndryshe je i dështum!”, ka thënë Gashi.

Sikurse Gashi, përgjigje Kurtit i ka kthyer në të njëjtën formë edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri përmes videos i ka dërguar një porosi Kurtit duke i thënë se nuk ka vend për analizën e të gjeturave, por për vendime e rezultate./Telegrafi/