Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se subjekti të cilit i përket duhet të mos e njohë Hashim Thacin për president të vendit
Ai ka deklaruar se meqë Partia Demokratike e Kosovës i ka respektuar vetëm disa pika të marrëveshjes për koalicion, ndër të cilat ishte edhe zgjedhja e Thaçit, atëherë LDK-ja duhet ta mohojë këtë të fundit si unifikues të vendit.
”Ka një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për mos përkrahje të mocioneve dhe ajo ndodhë sot në mënyrë tinëzare”, thotë ai. “PDK pati ujdi me partitë opozitare”.
Gashi ka shtuar se subjekti të cilit i përket, dhe Lëvizja Vetëvendosje, duhet të shikojnë mundësinë e një koalicioni.
“Unë do t’i bëja thirrje liderëve, të LDK-së dhe VV-së, që të ulen dhe të merren vesh për një koalicion. Është në të mirën e vendit që kjo të ndodhë. Nëse ka qëllim për të ndërtuar kauzë të përbashkët, për ndryshim substancial, atëherë mund të gjendet gjuha e përbashkët për të pasur koalicion. Mendoj që një qeveri e përbashkët me VV-në do ta bënte më lehtë të menaxhueshëm tranzicionin”, ka thënë ai duke shtuar se koalicioni PDK-LDK ishte më i dëmshëm sesa i dobishëm. /Klan Kosova/