Shkëlzen Gashi gjeti golin e parë me Colorado Rapids, një gol më vlerën e tri pikëve për skuadrën e tij pasi mposhti Kansas Cityn 2-1.
Pas ndeshjes, sulmuesi i Kombëtares është shprehur se ekipi i tij mori një fitore shumë të rëndësishme, ndërsa tregon edhe bisedën që kanë bërë në pushimin e ndeshjes. Goli sigurisht që e lumturon atë, por më shumë fitorja.
“Fitore shumë e rëndësishme për të gjithë, sidomos pas humbjes së fundit, ku luajtëm shumë mirë. I thamë njëri-tjetrit që kemi një skuadër të fortë, le të luajmë fort dhe të japim maksimumin. Në fund morëm një fitore të bukur, që na lumturon”.
“Rëndësi kanë 3 pikët, edhe pse jam i lumtur që shënova. Raste kam pasur edhe më parë, por ndonjëherë nuk të ecën, ndërsa sot ia dola. Dua t’i përgëzoj të gjithë, luajtëm një ndeshje të mirë, duke nisur nga mbrojtja”.
“Humbja e fundit na mërziti, sepse luajtëm mirë dhe jemi në formë, por thamë që duhet të ngremë kokën dhe të fitojmë ndeshjen e radhës”.
“Mendoj se gjithë tifozët tanë janë të lumtur sot, luftuam fort dhe në pushim biseduam për këtë gjë, thamë që duhej të rezistonim dhe të merrnim fitoren”, ka thënë Gashi për mediat amerikane.