Telegrafi

Gashi fanseve: Nuk ju përqafoj të grimuara, ju më përlyet xhaketat e mia ‘Prada’ shumë herë

Foto: Gashi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, njihet për statuset e tij të veçanta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar në Twitter një shkrim, duke thënë se nuk do t’i lejojë më fanse me makijazh që ta përqafojnë.

Ai thotë se shkas që mos ta bëjë këtë është fakti se ato po ia përleyjnë xhaketat.

“Nuk do të përqafoj më fanse me shumë grim, ju më përlyet xhaketat e mia Prada shumë herë”, ka shkruar Gashi.

Foto: Gashi/InstaStory

Të njëjtin shkrim, ai e ka ndarë edhe me fansat e tij në InstaStory.

Përndryshe, ai po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, që mban titullin “Roses”. /Telegrafi/