Colorado Rapids nuk di të ndalet duke fituar në kampionatin amerikan MLS.
Skuadra e sulmuesit shqiptar Shkëlzen Gashi, ka arritur ta mposhtë rivalin direkt për pozitën e parë Real Salt Lake.
Në fund të ndeshjes rezultati ishte minimal 1:0 në të mirë të Colorados, falë golit të shënuar nga Jermaine Jones.
Pas 10 javëve në kampionatin amerikan, Colorado zë pozitën e parë në konferencën e Perendimit me 20 pikë të tubuara.
Ndërkohë Gashi në këtë takim ishte titullar si gjithnjë dhe luajti për 89 minuta, duke u zëvendësuar në fund të ndeshjes.
Paraqitja e Gashit ndaj Real Salt Lake u vlerësuar pozitivisht në fund të takimit, pasi shqiptari kishte edhe disa raste të mira shënimi. /Telegrafi/