Reperi Gashi dhe Bebe Rexha sollën ndaras këngët e tyre të radhës para fansave dhe publikut të gjerë.
Artisti publikoi këngën, “Safety”, të cilën e publikoi në bashkëpunimin me DJ e famshëm ndërkombëtar, Snake.
Kjo këngë renditet në pozitën e parë të top listës, “New Friday Chart” dhe kjo e ka bërë të lumtur këngëtarin që jeton dhe vepron përtej oqeanit Atlantik.
E në këtë listë e ka gjetur veten këngëtarja, Rexha, e cila solli këngën “Not 20 Anymore” që po mirëpritet brenda tifozëve të bukuroshes sonë.
Ata duket se kanë ndikuar që biondina të renditet në vendin e katërt ani pse ka kohë të shkurtër që e ka publikuar 29-vjeçarja.
Ndryshe, Gashi dhe Bebe pritet që të sjellin këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm dhe krahas kësaj po vazhdojnë me koncerte muzikore. /Telegrafi/