Shkëlzen Gashi ka qenë protagonist në kampionatin amerikan MLS.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur si titullar ndeshjen me skuadrën e tij Colorado Rapids ndaj Columbus Crew.
Rapids pësuan humbje të ngushtë 2-1, ndërsa golin e vetëm për ta e shënoi Shkëlzen Gashi.
Në minutën e 26-të, Colorado fitoi një gjuajtje të lirë të cilën Gashi e shndërroi në gol.
Futbollistët vendas ishin duke e ndrequr murin, ndërsa Gashi i zuri në befasi duke shënuar gol të bukur.
Goli ndaj Columbus Crew ishte i dyti për Gashin këtë edicion në MLS, teksa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/