Legjenda angleze, Gary Neville ka bërë thirrje për një ndryshim të madh të rregullave në turnetë ndërkombëtare pas përfundimit të Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.
Neville ishte pjesë e transmetimit të ITV për mbulimin e saj të Euro 2024 këtë verë.
Në episodin e fundit të The Overlap nga SkyBet, Neville u pyet se çfarë ndryshimesh do të kishte bërë në turnetë e ardhshëm.
Legjenda e Manchester United tha se do të hiqte qafe vazhdimet.
“Më pëlqen ideja për të hequr qafe vazhdimet. Mendoj se ka qenë një zhgënjim koha shtesë”, ka thënë fillimisht Neville.
🚨 Gary Neville demands major rule change for international tournaments after Euro 2024 as he says ‘get rid of it’ pic.twitter.com/FY2fbfo1QP
— SPORTbible (@sportbible) July 18, 2024
Ian Wright e pyeti: “Çfarë do të bënit, të shkoni direkt në penallti pas lojës?, ndërsa Neville u përgjigj: “Po. Në fakt mendoj se ka funksionuar në Carabao Cup”.
Megjithatë, Roy Keane, edhe pse përkrahi idenë e Neville, ai propozoi diçka tjetër: “Thjesht të ketë vazhdime, por ta zvogëlojnë atë në dhjetë minuta në çdo drejtim”.
“Ndjej sikur karriera ime shkoi shumë në kohë shtesë, sepse nga tetë turnetë në të cilat isha, mendoj se shtatë ndeshje nga tetë turne shkuan në vazhdime”.
“Thjesht dukej sikur vazhdimet ishin një pjesë e madhe e karrierës sime vetëm për shkak të Anglisë – nuk ishte shumë herë, por thjesht më dukej ashtu”, përfundoi Neville.
Në Euro 2024, pesë ndeshje shkuan në vazhdime, me vetëm dy ndeshje të përfunduara para gjuajtjeve të penalltive.
Anglia shënoi në vazhdime kundër Sllovakisë për të parandaluar ekzekutimin e penalltive, pasi kishte shkuar deri në fund kundër Zvicrës.
Edhe Spanja mundi Gjermaninë në vazhdime pasi Mikel Merino shënoi golin e fitores së skuadrës së tij.
Ideja e Neville u zbatua në Copa America këtë verës, pasi gjuajtja e penalltive vendosen menjëherë fituesin, duke hequr dorë nga vazhdimet – me përjashtim të finales, të cilën Argjentina e fitoi në vazhdime. /Telegrafi/