Ish futbollisti dhe analisti Gary Neville, e ka akuzuar Granit Xhakën për golin e pranuar ndaj Suedisë.
Zvicra ka humbur me rezultat 1-0 me golin e Emil Forsberg të shënuar në pjesën e dytë.
“Të flasim një minutë për Granit Xhakën, është e turpshme. Ai rrëzohet, e la Forsbergun ta kalojë lehtë në disa raste në pjesën e dytë”.
“Ai është fajtor për golin sepse Forsbergu depërton dhe ai vetëm lejon kalimin e tij. Nuk bën asgjë. Ai është mesfushor defanziv. Është i rrejshëm”.
Neville po ashtu e akuzoi për lojën që luan me pasime anash.
“Tash pas ndeshjes mbase do të ulet në zhveshtore dhe do të thotë: ‘Luajta mirë, pasova topin te lojtarët anash. Këtë lojë të tij e shohim çdo javë. E shohim edhe tek Arsenali. Nuk më pëlqen një tip i tillë i lojtarit”, deklaroi ai.
Zvicra kthehet në shtëpi pas humbjes, ndërsa Suedia ka vazhduar për në çerekfinale. /Telegrafi/
https://twitter.com/armin_vehs/status/1014169205241937920