Telegrafi

Gary Neville emëron tre lojtarë të paprekshëm te Arsenali – nuk përmend Bukayo Sakan

Në një intervistë për Sky Sports, ish-legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka përmendur tre lojtarë të Arsenalit që sipas tij janë të paprekshëm në formacionin e Mikel Artetas.

“Lojtarët më të rëndësishëm në Arsenal janë dy qendërmbrojtësit, Gabriel dhe William Saliba si dhe Declan Rice. Ata nuk do ta fitojnë ligën nëse nuk i kanë dy qendërmbrojtësit dhe Rice”, ka thënë Neville.

Ai u ndal pak për të komentuar edhe paraqitjen e portierit David Raya në ndeshjen ndaj Manceshter Cityt të dielën.

Lexo po ashtu Nga Real Madrid te Chelsea e Arsenal, top skuadrat evropiane në garë për Santiago Gimenezin

“Shpresoj që ai ka shkuar në shtëpi dhe ka reflektuar, sepse në pjesën e dytë u paraqit shumë më mirë se sa në të parën. Mikel Arteta, nuk e di se çfarë iu tha atyre pas pjesës së parë sepse në të dytën që të gjithë ishin më të mirë”, u shpreh Neville.

Arsenal mposhti me rezultat 1-0 Manchester Cityn vikendin e kaluar duke i tejkaluar ata në renditjen tabelare në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të përplasjes së furishme të Walker dhe Haaland me ndihmësin e Artetës

Topçinjtë ia dolën të marrin tri pikë të mëdha përkundër mungesës së Bukayo Sakas, i cili nuk arriti dot të rikuperohet në kohë pas lëndimit të pësuar ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/