Site icon Telegrafi

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker bëri një shaka që befasoi penelin e televizionit BBC, teksa Cristiano Ronaldo po masazhohej gjatë ndeshjes çerekfinale të së premtes mbrëma mes Portugalisë dhe Francës.

Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2024 pasi mundi Portugalinë në penallti në Volksparkstadion të Hamburgut.

Theo Hernandez, i cili ka qenë një nga lojtarët e shquar të Francës këtë verë, shënoi penalltinë fituese për skuadrën e Didier Deschamps pasi zëvendësuesi Joao Felix humbi nga 11 metra.

Humbja shënon fundin e një epoke për Cristiano Ronaldon, i cili nuk arriti të shënojë në një turne madhor për herë të parë në karrierën e tij.

Lexo po ashtu “Ky është Evropiani im i fundit”, Ronaldo e zyrtarizon mes emocionesh

Më parë këtë javë, ai i tha stacionit televiziv portugez RTP se turneu në Gjermani do të ishte Kampionati i tij i fundit Evropian ndonjëherë.

Sulmuesi 39-vjeçar u përpoq të bënte ndikim gjatë ndeshjes të së premtes kundër Francës, por gjithsesi luajti plot 120 minuta.

Në fakt, përpara kohës shtesë, këmbët e tij po masazhoheshin nga dy mjekë kur prezantuesi i BBC-së, Gary Lineker, pa një mundësi për të bërë një shaka mjaft të turpshme ndërsa miliona njerëz e shikonin nga shtëpia.

Lexo po ashtu BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, eksperti Rio Ferdinand bëri një koment për situatën duke thënë: “Ai ka dy masazhatore në këmbë. Çfarë po ndodh atje? Një në secilën këmbë”.

Komenti i Ferdinandit solli disa të qeshura nga studio dhe pak çaste më vonë, Lineker e lehtësoi më tej humorin duke thënë: “Fatmirësisht nuk ka tre”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version