Aktori Gary Busey po përballet me akuza për ngacmime seksuale që dyshohet se kanë ndodhur gjatë konventës vjetore të Monster Mania të mbajtur në hotelin Doubletree në Cherry Hill të New Jerseyt në fundjavën e kaluar.
Policia e Cherry Hill iu përgjigj një raportimi për një ofendim seksual në hotel dhe si rezultat i hetimit, departamenti i policisë e akuzoi aktorin për dy shkelje të dënueshme seksuale të shkallës së katërt, një akuzë për tentativë për kontakt seksual dhe një akuzë për ngacmim.
Shefi i policisë së atjeshme ka konfirmuar për CNN të shtunën mbrëma se incidenti përfshinte Gary Busey, i cili ishte një nga të pranishmit.
Aktori njihet për role të shumta filmike, në veçanti për portretizimin e Buddy Holly në filmin e vitit 1978, “The Buddy Holly Story”, për të cilin u nominua për Oscar për aktorin më të mirë.
“Klienti ynë, Monster-Mania LLC, po ndihmon autoritetet në hetimin e tyre në një incident të supozuar që përfshin të pranishmit dhe një mysafir të famshëm në një kongres të kaluar në Cherry Hill. Menjëherë pasi morëm pretendimin, i ftuari i famshëm u hoq nga konventa dhe iu tha që të mos kthehet”.
“Monster-Mania inkurajoi gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen fatkeqe të kontaktojnë policinë për të paraqitur një kallëzim”, kanë thënë nga firma ligjore që përfaqëson Monster Mania. /Telegrafi/