Site icon Telegrafi

Garuesit nuk i kryen kontrollet e makinës, befasohen prej të papriturës që iu ndodhi në garë (Video)

Art McCarrick dhe John McCay, janë befasuar kur iu është hapur kapaku i përparmë i makinës, derisa ishin duke garuar në Opel Adam R2 që u zhvillua në Irlandë.

E tëra erdhi si pasojë, e mos kontrollimit si duhet të tërë pjesës së eksterierit, që rezultoi me hapjen e kësaj pjese nga shpejtësia e lartë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kapaku u përplas fuqishëm me pastrueset e xhamit, për fat të mirë paneli nuk pësoi ndonjë plasaritje.

Për shkak se u desh të mbyllej sërish dhe të sigurohej se gjithçka është në rregull, pilotët nuk arritën të hynë në pjesën e fituesve. /Telegrafi/

Exit mobile version