Ambasadori britanik në Maqedoni, Charles Garrett ka mohuar se është një ndër pasardhësit i euroambasadorit Aivo Orav i cili së shpejti duhet të largohet nga vendi, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Alsat M.
‘Shumë nder i madh është për mua që më pyesni nëse unë do të jem pasardhës i Oravit, por nuk do të jem’, u përgjigj Garrett pyetjes së gazetarëve nëse ai do të jetë në vend të Oravit.
Ai nuk u përgjigj, a mbahen bisedime për qeveri teknike ose qeveri ekspertësh në Maqedoni. /Telegrafi/