Telegrafi

Garner dhe Affleck anulojnë shkurorëzimin

Aktorët Jennifer Garner dhe Ben Affleck raportohet se kanë anuluar për pak kohë procedurat e shkurorëzimit.

Çifti që ka dy fëmijë, vitin e kaluar bëri të ditur se do t’i jepnin fund martesës së tyre dhjetëvjeçare, por procedurat e shkurorëzimit janë ngadalësuar në muajt e fundit.

Një burim i revistës “Us Weekly” ka thënë se aktorja donte përfundimin e procedurave të shkurorëzimit, por pas pak javësh ajo ndryshoi mendje, transmeton Koha.net.

“Duket se gjërat nuk po shkojnë drejt fundit”, ka thënë burimi. “Jen e do ende Benin, por mendja e saj nuk e lejon të kthehet. Ajo është e përqendruar te fëmijët”.

Çifti ende është duke jetuar së bashku me fëmijët në një shtëpi ndërsa Affleck thuhet se dëshiron që martesa e tij të përmirësohet.