Alejandro Garnacho i cili njihet në publik si një fans i zjarrtë i Cristiano Ronaldos, i është përgjigjur akuzave se ai ka ‘injoruar’ Lionel Messin gjatë finales së Copa Americas.
Sulmuesi i Manchester United asnjëherë nuk e ka fshehur faktin që është një fans i madh i Ronaldos. 20-vjeçari madje e kishte pranuar hapur në disa raste se e pëlqen shumë yllin portugez, përkundër faktit që është argjentinas.
Garnacho tani është mik me Messin në kombëtaren e Argjentinës, pasi më herët kishte punuar me Ronaldon në ‘Old Trafford’.
Kishte sugjerime se gjatë finales së Copa Americas, adoleshenti po e injoronte Messin gjatë kohës sa dyshja ishin në bankën rezervë, pasi Messi pësoi një lëndim në këmbë gjatë përballjes dramatike me Kolumbinë.
🤷🏽♂️🤦🏽♂️ pic.twitter.com/mZxcAxCw3f
— Alejandro Garnacho (@agarnacho7) July 20, 2024
Garnacho iu përgjigj një postimi në rrjetet sociale në të cilën përshkruhej si ‘fans i Ronaldos’ duke theksuar se ai festoi me Messin, i cili kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe një sjellje ‘të ftohtë’ ndaj yllit të ‘Djajve të Kuq’.
Messi dhe Garnacho nuk ishin duke e injoruar në fakt njëri-tjetrin në minutat e fundit të finales epike në Copa America, por ata thjesht kishin gjëra më të rëndësishme për t’u fokusuar.
Garnacho mbetet një ndër shpresat kryesore të Argjentinës në të ardhmen dhe njëri prej lojtarëve që pritet të marrë mbi supe barrën e përgjegjësisë pas pensionimit të Messit./Telegrafi/